Haxhiu “harron” se Kurti e ka pranuar “Zajednicën”: Falë protestave tona e kemi ndaluar atë marrëveshje

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjëherë bosnjëzim të Kosovës.

Ajo në një intervistë për emisionin “Five”,  tha se në të kaluarën e kanë kundështuar marrëveshjen e vitit 2013-të, duke thënë se ajo përbën shtet brenda shtetit.

Sipas saj formimin e Asociacionit e kishin ndalur sa ishin në opozitë me gaz lotsjellës.

“Nuk do të ketë marrëveshje që do ta bosnjëzoj Kosovën. E kemi kundërshtuar Zajednicën marrëveshjen e 2013-tës sepse gjashtë prej pikave kishin qëllim e krijimit e një entiteti serb që do të bëhej shtet brenda shtetit, me kompetenca ekzekutive. Falë protestave tona, qoftë jashtë apo brenda kuvendit përmes metodave si gazi lotsjellës e kemi ndalu atë marrëveshje të dëmshme”, tha ai.

Ajo theksoi se qëndrimi i saj për Asociacionin nuk ka ndryshuar.

“Marrëveshja do të shkoj në Gjykatë Kushtetuese, ju e dini që kushtetuesja marrëveshjen e vitit 2015 ka thënë se 23 nene janë shkelur të kushtetues. Nuk do ketë mekanizëm që do shndërrohej në një shtet brenda shtetit. Qëndrimi është I njëjtë, edhe pse jemi në rrethana që drejtojmë qeverinë, kemi trashëguar marrëveshje mjaft të dëmshme”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *