Kurti deklarohet pas takimit me presidentin e Bullgarisë

Kryeministri, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kurti, tha se kanë diskutuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe politik duke mbrojtur vlerat evropiane.

“Ishte kënaqësi ta mirëpres presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, sot në vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Ne e vlerësojmë miqësinë tonë me vendin dhe diskutuam shumë mënyra për ta thelluar atë përmes shkëmbimit më të madh ekonomik dhe bashkëpunimit politik duke mbrojtur vlerat evropiane”, shkroi Kurti në platformën X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *