Gjilan: Lëndohet rëndë një vajzë me trotinet elektrik, aksidentohet me veturën

Mungesa e shtegut ku mund të lëvizin trotinetët elektrik po vazhdon të shkaktojë aksidente rrugore.

Përmes raportit, Policia njofton se në Gjilan, si pasojë e aksidentit viktima femër ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar dhe një trotinet që drejtohej nga viktima femër kosovare.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar” – thuhet në raportin e Policisë.

Ndryshe, kohët e fundit është rritur numri i incidenteve me trotinetët elektrik.

insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *