Gjendet një burrë i vdekur në rrethojat e shkallëve të një banese në Pejë

Një burrë është gjetur i vdekur në rrethojat e shkallëve të një objekti banesor në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. 

“Rr. Adem Jashari, Pejë  24.11.2023 – 02;50. Një femër kosovare-dëshmitare, ka raportuar se në rrethojat e shkallëve të banesës ka vërejtur një trup mashkull pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *