Familja e harron pesëvjeçarin në veturë, vdes nga moti i nxehtë

Një djalë 5-vjeçar ka humbur jetën pasi u la në veturë në një mot të nxehtë në Huston të SHBA-së, pasi temperaturat e larta goditën qytetin të martën, shkruan ABC News.

Djali kishte qenë brenda veturës, e cila ishte parkuar jashtë shtëpisë së tij, për disa orë përpara se të gjendej i vdekur, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Harris, transmeton gazeta Neutral.

Hustoni pati temperaturën 39 C, duke shënuar temperaturën më të nxehtë në fillim të verës që nga viti 2011.

Familja u tha autoriteteve se po përgatiteshin për festën e ditëlindjes së motrës së djalit. Nëna e viktimës ka thënë se ishin të emocionuar dhe të hutuar duke u përgatitur për festën e ditëlindjes së vajzën dhe “u desh pak kohë për ta vënë re se fëmija nuk ishte në shtëpi”.

Djali i vogël, i cili nuk është identifikuar, është fëmija i pestë që vdes në një veturë të nxehtë në SHBA këtë vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *