E rëndë : 21 vjeçarja në Gjakovë tenton të bëjë vetëvrasje, ky ishte shkaku

Të hënën një 21-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj në Gjakovë, duke përdorur medikamente në sasi të madhe.

Viktima u dërgua për trajtim në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”, pas tentimit për të bërë vetëvrasje, raporton Sinjali.

Spitali ka njoftuar policinë për rastin dhe pasi një patrullë ka arritur në Emergjencë është marrë një deklaratë nga viktima.

Vajza, e cila fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën, u ka thënë zyrtarëve policorë se nuk ka presion nga askush, por ajo çka e shtyri ta marrë këtë veprim është mërzia që po përjetonte.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast të cilësuar si “tentim vetëvrasje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *