46 persona të vdekur në një kamion të braktisur në …

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas.

46 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas.

Një zjarrfikës ka thënë se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital.

Të mbijetuarit kanë qenë “të nxehtë në prekje” dhe kanë vuajtur nga nxehtësia e madhe.

San Antonio, qytet rreth 250 kilometra nga kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, është rrugë kryesore transiti për kontrabanduesit e njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *