Deputetët e opozitës përmbysin sërish karriget në Kuvend

Edhe pse seanca plenare e kësaj të enjteje pritej që të niste në orën 10:00, deputetët e Foltores kanë mbërritur më herët në Kuvend, duke filluar “revolucionin e karrigeve”.

Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin vijojnë aksionin e tyre, duke përmbysur karriget dhe duke i vendosur te foltorja e Kuvendit.

Deputetët e Foltores kanë bllokuar punimet për të disatën herë, me arsyetimin se mazhoranca po i mohon opozitës të drejtat kushtetuese, lidhur edhe më kërkesat e tyre për ngritjen e disa komisioneve hetimore.

Ndërkaq, disa ditë më parë, tensione pati edhe te Kryesia e Kuvendit. Disa deputetë opozitarë nuk u lejuan nga garda që të hynin dhe ata zgjodhën që të futeshin brenda duke kaluar kangjellat, apo duke hipur nga dritarja./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *