Bislimi : Në takim ishim vetëm unë dhe Lajçak

Zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi sërish ka folur rreth takimit me Lajçak,ku ka thënë se nuk ka pasur ndonjë marrëveshje.

Në atë takim tha se është biseduar për cështjen e targave,por pa arritur marrëveshje,dhe citoi se në atë takim ishte i vetëm me zotin Lajçak.

“Takimi në Bruksel ka qenë vetëm mes meje dhe Lajçak. Çdo raportues që ka raportuar për zhvillimet në Bruksel është dezinformuar. Cdo gjë që është raportuar në media është dezinformatë. Bislimi është takuar me Petkoviqin, Petkoviqi nuk ka udhëtuar në Bruksel”, ka thënë Bislimi.

Bislimi poashtu tha se në diskutimin e 17 Gushtit,Kosova dhe Sërbia janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve në mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *