Shtatë shkolla në Shkup janë të rrezikuara nga kërcënimet me bomba,të gjitha këto shkolla janë evakouar dhe punonjësit e Policisë po marrin masa.
“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.