Një ndër gratë më të komentuara të ekranit është padyshim Armina Mevlani, sidomos këto kohë meqenëse dasma e saj është pak ditë larg.
Të dielën, Armina do të vesh fustanin e bardhë për ti thënë po Shkelzenit, djalit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
E në prag të dasmës, në episodin e kësaj jave të “Goca dhe Gra” ku një ndër prezantueset është dhe Armina është pyetur për mbiemrin nëse do të ndryshoj, por duket se jo.
Ajo u shpreh se javën tjetër në program do të vazhdoj të jetë “Zonja Mevlani”./Neutral