Johnny Depp, në një lidhje me avokaten e tij

Johnny Depp është në një lidhje me Joelle Rich, një avokate që e përfaqësoi atë në gjyqin për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër The Sun. Lajmin e ka konfirmuar Page Six.

Sipas medias, avokatja nga Londra ka qenë e martuar, por është ndarë dhe divorci i saj mund të mos jetë finalizuar ende.

Në fillim të kësaj vere, Depp ndezi thashethemet për romancë me një avokate tjetër, Camille Vasquez, e cila e përfaqësoi atë në gjyqin për shpifje në SHBA kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.

Sidoqoftë, Vasquez i qetësoi thashethemet, duke i quajtur akuzat “seksiste” dhe “joetike”. Vasquez theksoi se Depp kishte qenë miku dhe klienti i saj për katër vjet e gjysmë.

Rich nuk ishte një nga avokatet e aktorit që punonte në çështjen kundër Heard, por thuhet se ajo ishte e pranishme në sallën e gjyqit

Sipas Us Weekly, avokatja britanike – e cila është nënë e dy fëmijëve – ishte në Virxhinia për të treguar mbështetjen e saj për Depp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *