Shakira thyen akullin: Flet për here të parë për ndarjen nga Pique!

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka folur për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti i saj, futbollisti Gerard Pique, pas 12 vitesh.

Shakira shpjegoi se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas ndarjes nga Piqeu. “Është vërtet e vështirë të flasësh për jetën personale pasi është hera e parë që flas për këtë situatë në një intervistë. Unë qëndrova në heshtje. Është e vështirë të flas për të, veçanërisht sepse jam ende duke e kaluar atë dhe sepse ndarja jonë nuk është një ndarje e rregullt. Ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Shumë e vështirë”, tha këngëtarja për revistën “Elle”.

Në intervistën e saj Shakira tha se është munduar që të gjithë këtë situatë me Pique-n ta mbajë të fshehtë nga fëmijët e saj. “Por më pas ata dëgjuan gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose lexojnë lajme të pakëndshme në internet dhe kjo i prek ata”, tha Shakira.

Këngëtarja 45-vjeçare nuk ka pranuar të flasë për lidhjen e re të dashurisë së Pique me një vajzë 23-vjeçare, duke thënë se këto janë detajet e tyre private.

Leave a Reply

Your email address will not be published.