Arrestohet një person në Ferizaj. Dyshohet për dhunë në familje

Arrestohet një person në Ferizaj, pas dyshimit se ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij. Në vetëmbrojtje, kjo e fundit sulmon të dyshuarin me mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime trupore. Pasi kanë marrë tretmanin mjekësor të nevojshëm gruaja është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i Policisë:

Ferizaj 15.03.2023-13:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, ndërsa viktima në vetëmbrojtje e ka marrë një mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar lëndime të dyshuarit. Të njëjtit, pasi kanë pranuar tretmanin mjekësor, në konsultim me prokurorin, viktima është kthyer tek fëmijët e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *