Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për ligjin e pagave duke thënë që u deshën dy vite për ta sjellë këtë ligj.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë të re, asnjë rritje.
“U deshën dy vite përplasje, fyerje e nënçmime të sindikatave, por edhe administratës shtetërore për të sjellë një Ligj që akomodon vetëm nivelin politik. Asnjë e re, asnjë rritje, përveç ndërhyrjeve e flakareshave për institucionet e pavarura, si drejtësia, e degradimeve për sektorët vitalë si arsimin, shëndetësinë, policinë e shërbimin civil”, ka shkruar Tahiri.
Tutje, ai ka thënë se vlera prej 129 euro, siç a kanë propozuar AAK-ja, do të ishte minimalja, për shkak të normes së lartë të inflacionit.
“Përdorimi i shtesave si argument i ndërlidhur me pagën bazë, shpërfaqë nevojën për ta mbuluar turpin, në veçanti kur kjo ka të bëjë me sektorët vitalë. Ndryshimi i vetëm, në mes këtij degradimi është diferenca që kanë krijuar mes rritjes së pagave të tyre dhe administratës publike”, ka thënë tutje Tahiri.