Tahiri: Asnjë e re, asnjë rritje, përveç ndërhyrjeve e flakareshave për institucionet e pavarura

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për ligjin e pagave duke thënë që u deshën dy vite për ta sjellë këtë ligj.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë të re, asnjë rritje.

U deshën dy vite përplasje, fyerje e nënçmime të sindikatave, por edhe administratës shtetërore për të sjellë një Ligj që akomodon vetëm nivelin politik. Asnjë e re, asnjë rritje, përveç ndërhyrjeve e flakareshave për institucionet e pavarura, si drejtësia, e degradimeve për sektorët vitalë si arsimin, shëndetësinë, policinë e shërbimin civil”, ka shkruar Tahiri.

Tutje, ai ka thënë se vlera prej 129 euro, siç a kanë propozuar AAK-ja, do të ishte minimalja, për shkak të normes së lartë të inflacionit.

Përdorimi i shtesave si argument i ndërlidhur me pagën bazë, shpërfaqë nevojën për ta mbuluar turpin, në veçanti kur kjo ka të bëjë me sektorët vitalë. Ndryshimi i vetëm, në mes këtij degradimi është diferenca që kanë krijuar mes rritjes së pagave të tyre dhe administratës publike”, ka thënë tutje Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *