Napoli larg nga forma e sezonit të kaluar, barazon me ekipin e parafundit

Napoli nuk e ka ndërmend të këndellet në këtë sezon në Serie A.

Kampioni në fuqi i Italisë barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit italian.

Napoli kaloi në epërsi në minutën e 65-të kur Osimhen realizoi pas asistit të Raspadorit.

Megjithatë, në minutën e gjashtë shtesë, Cagliari shënoi përmes Luvombos për 1:1.

Me këtë barazim, Napoli tani ka 37 pikë në vendin e nëntë, kurse Cagliari mbetet i parafundit me 20 pikë gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *