“Pasi erdhëm ta ndihmonim pushoi së marri frymë”- Vdekja e kosovarit që ra nga skela në Itali, flet një dëshmitar

Bashkim Bytyqi, 42-vjeçar, humbi jetën pasi ra nga skela teksa po punonte në një kompleks ndërtimi në Itali. Lidhur me këtë, ka folur një dëshmitar, i cili ka thënë se ai bashkë me një punëtor tjetër tentuan t’i ndalin në ndihmë tashmë të ndjerit.

Ai në një prononcim për mediumin Italian ‘Italy 24 News’ ka thënë se tashmë i ndjeri ishte duke bërë foto me telefonin e tij nga skela.

“Po, po rregullonim – tha njëri prej tyre – dhe pastaj erdhi Bashkimi. Jemi miq dhe më kërkoi para për të bërë pazar. Pas kësaj ai u ngjit në skela dhe ndoshta bëri disa foto me celularin e tij. Unë dhe kolegu tjetër ishim përballë njëri-tjetrit dhe befas dëgjuam një goditj. Bashkimi u rrëzua dhe sapo u afruam për ta ndihmuar, ai pushoi së marrë frymë”, citohet të ketë thënë ai.

Sipas mediumit Italian, i ndjeri kishte punuar për kompaninë e ndërtimit ‘Gimmy Edil’, në pronësi të Vegim Thaçit.

Punëtorë të tjerë nga Kosova, bashkëbisedues, kanë thënë se Bytyqi kishte mbërritur në Olbia të Italisë para një viti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *