Akuza për shantazhim të biznesmenëve në Kosovë dhe Shqipëri, ish-missi Zana Berisha nën hetim

Ish-miss Kosova, Zana Berisha, është përfshirë në një sërë skandalesh vijon të jetë nën hetim në vendin e saj.

Kjo ka ndodhur për shkak të shantazheve që 29-vjeçarja i ka bërë ish-partnerëve të saj, me qëllim zhvaten dhe përfitimin.

Mediat shkruajnë se ajo ka ushtruar presione të ndryshme ndaj disa biznesmenëve. Fillimisht e reja ka krijuar lidhje intime gjatë se cilave iu ka zhvatur shuma të konsiderueshme parash.

Ndër të tjerat, mediat, shkruajnë se viktima të këtyre shantazheve kanë qenë edhe bisnesmenë shqiptar, me të cilët dyshohet kishte lidhje jashtëmartesore.

Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që Zana Berisha i bën në bashkëpunim, pasi ka mbështetje nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në një marrëdhënie me të.

Ndryshe, në tetor të vitit të kaluar, Berisha ishte ulur në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Themelore në Prizren.

Ajo u arrestua nën dyshimet për shantazh ndaj ish të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur nga rajoni i Prizrenit, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore, rast ky që e futi në sherr edhe me ligjin.

.Nëpërmjet shantazhit, ajo dyshohet se përfitoi100 mijë euro.

Me qëllim që të përfitojë materialisht, Berisha kishte paralajmëruar biznesmenin se përmes kërcënimeve nga më të ndryshmet, ta detyrojë biznesmenin që të veprojë në bazë të kërkesave të saj, duke e kushtëzuar me publikimin e fotografive e video-incizimeve intime të tyre, që ajo i kishte realizuar gjatë kohës që po shijonin lidhjen e dashurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *