Abazi: Kurti po i detyron ministrat të bëjnë video kundër Prokurorisë

Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i detyron deputetët të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe policisë.

Abazi në shkrimin e tij ka thënë se paaftësia qeverisëse nuk mbulohet duke krijuar konflikte me të gjithë, dhe se Kryeministri me ministra nuk mund të bëhen vlerësues të drejtësisë në vend.

“Kurti është vazhdimi i sistemit të kalbur dhe mendësisë përqarëse”, shkruan mes tjerash ai.

Postimi i plotë i Haki Abazit:

Konferenca e të Premtës

Kurti po i detyron ministrat të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe kundër policisë. Ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar për ndarjen e shtyllave të pushtetit.

Paaftësinë për të qeverisur nuk e mbulon dot duke krijuar konflikte me të gjithë. Sistemi i drejtësisë ka shumë mangësi, por nuk është punë e as përgjegjësi dhe është kundërkushtetuese që Kryeministri dhe ministrat e tij servil të bëhen vlerësuesit e sistemit të drejtësisë e aq më pak të policisë.

Ky nuk është ndryshimi, Kurti është vazhdimi i sistemit të kalbur dhe mendësisë përqarëse!

Shkuarja e Kurtit në Greqi ku nuk ishte ftuar Rama për shkak të rastit të Bejlerit nga Himara, tregon sa i interesuar është Kurti për interesin e kombit. Me Ramën është përplasur për teke personale dhe për egot e majtistëve egocentrik e inatçorë, e që në fund pësojnë qytetarët. Por, Shqipëria e ka njohur dhe e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë Kosovën, Kosova e ka Shqipërinë aleatin e përjetshëm në ditë të bardha e të zeza. Greqia nuk e njef Kosovën, asnjë shqiptarë në veriun e Greqisë nuk ndjehet i sigurtë me u deklaru shqiptar e as me folë gjuhën shqipe hapur, a nuk është çështje kjo gjë? Po çamët a janë çështje? Kur u bë Kurti mik i Micotakis, të djathtëve grek përderisa hezitoi që të uronte Kryeminsitren e Italisë Meloni për fitorën pikërisht pse ishte e djathtë. Unë këtu jam me Ramën dhe Himarën, ndërsa Kurti le të vrapoj poshtë e përpjetë në koordinim me Radojcicin e Micotakisin ndoshta ata na sjellin Abetarën- Apo Ardian Gola- Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim!

Në mbledhjen e qeverisë pas kthimit, Kurti raporton me formulim demagogjik, fund e krye gënjeshtër dhe i frikësuar që mediat dhe qytetarët janë duke lexuar pasigurinë e tij për përshkrimin e vizitës. As taktike as strategjike, por fjalime nga dëshprimi dhe dështimi. Fiasko kombëtare, nuk e pret Kryeminstrin e Shqipërisë por me vrap shkon në Greqi për të krijuar përcepcion të falsifikuar se nuk është i izoluar dhe mashtron opinionin për bisedat dhe me një fotografi- jepja dorën Zelenskit- ndërsa Vuçiç del me marrëveshje për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Ukrainës. Po Kryeministër, Vuçiç ishte në Athinë pavarësisht që nuk e përmend si me qenë fëmijë i klasës së tretë (pa libra) dhe po Rama – Kryeministri i Shqipërisë, shtetit amë nuk ishte i ftuar në Athinë. Rrnoftë Çairi!

Me çfarë punë po merret Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës këto ditë?.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *