Lirohet Naser Kelmendi

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka liruar nga akuza biznesmenin kontravers, Naser Kelmendi.

Kelmendi ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8 muaj nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por aktgjykimi i shkallës së parë është ndryshuar sot.

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar poshtë vendimin e Themelores të para katër muajsh.

Apeli ka thënë se nga provat e administruara është provuar se Kelmendi nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

“Pas mbajtjes së seancës së kolegjit, e ka aprovuar ankesën e të akuzuarit N.K, të paraqitur përmes mbrojtësit të tij av.Besnik Berisha, ashtu që në bazë të nenit 363 paragrafi 1 nënpargrafi 1.3, të Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin N.L e ka liruar nga akuza, sepse nga provat që janë administruar në shqyrtimin gjyqësor nuk provohet se ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohej me aktakuzë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Kelmendi akuzohej për “prodhimi i paautorizuar dhe vënia në qarkullim e narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *