A po bie mbështetja e popullit serb për Aleksander Vuçiq?!

Siç mëson Gazeta Neutral.al nga nje grup i njerëzve, mbështetja ndaj Vuçiq është duke ra dita ditës, kjo për faktin se premtimet e dhëna nuk po dalin ashtu për popullin, madje ata kanë dalë edhe me një deklaratë ndaj tij.

Deklaratat e turpshme dhe poshtëruese të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq, kontribuojnë në shtimin e terrorit të Albin Kurtit.

Letra e plotë:

I nderuar zoti President, vetëm tani e shihni se citati juaj, “garancitë asnjëherë më të forta” ishin një mashtrim dhe blerje kohe? A e kuptove tani që serbët po shpërngulen masivisht nga Kosova ? A e kuptove tani se pogromi dhe dëbimi i serbëve është në horizont?

Mirë, po pse sillesh sikur nuk të intereson sa serb do të vriten nga Shiptaret

 Ju thoni se nuk keni ku të shkoni. Imagjinoni si ishte për ne që ngrinim në barrikada në dhjetor, dhe më pas morëm garancin tende , “garanci kurrë më të forta” dhe vetëm tani e kuptoni thelbin e atyre garancive.

 Zoti President, kujtoni takimin me dyer të mbyllura në Rashkë, kur ju thamë se ato garanci janë fjalë boshe dhe se nuk mund të fitohet asgjë prej tyre. Ju kujtohet se çfarë u përgjigjët për këtë dhe çfarë u thatë serbëve.

Nëse e keni marrë fajin mbi veten tuaj, nuk i keni zgjidhur problemet e serbëve dhe çështjen e Kosovës. Filloni të dëgjoni serbët që kanë një vizion të mirë dhe të cilët janë të njohur me gjendjen reale në Kosovë sepse vetëm duke respektuar vendimet e serbëve nga Kosova mund të dalim nga kjo krizë.

Çështja e Kosovës është zgjidhur për ne shumë kohë më parë.

Ka mbetur pak kohë, por është e rëndësishme ta kesh atë.

As një metër më pak.

Keshtu përfundon letra e popullit të deshpëruar Serb, kundrejt kryemafiozit Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *