Zbulohet se kur do të publikohet projekti i ri i Yll Limanit “Për kon je zbukuru”

Artisti i mirënjohur, Yll Limani po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Një të tillë, Ylli e paralajmëroi pak ditë më parë, ndërsa tani ka zbuluar detaje të reja rreth këngës.

Në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka zbuluar se kënga me titullin “Për kon je zbukuru” do të lansohet më 6 tetor, e premte.

“Për kon je zbukuru, 06.10/18:00”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e disa fotove bardhë dhe zi.

Theksojmë që projekti do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij.

Ndërkohë, përveç kësaj Ylli më parë ka njoftuar se është në përgatitje edhe të një bashkëpunimi me dy artistë ndërkombëtar, Sidarta dhe Ramoon, dhe projekt pritet që gjithashtu të lansohet gjatë muajit tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *