Dyshohet se piu sasi të tepruar të barnave, vdes një grua në QKUK

Një grua ka ndërruar jetë në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Novosellë të Kamenicës.

“Viktima femër kosovare ka ndërruare jete në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *