A po rrezikohet Kosova nga sulme të reja si ai në Banjskë?

Paralajmërimet e vazhdueshme nga liderët shtetërorë që në Kosovë mund të përsëritet një situatë si rasti i sulmit terrorist serb në Banjskë, po konsiderohen shqetësuese nga njohës të sigurisë në vend. 

Sulmi që ndodhi në Banjkë të Zveçanit mund të mos jetë i fundit. Që gjendja e sigurisë në Kosovë po vazhdon të jetë e ndjeshme, vazhdimisht po përsëritet edhe nga krerë të institucioneve, derisa shqetësimi për rritjen e nivelit të tensioneve në Ballkan ka shprehur edhe NATO.

Në Kosovë këto deklarata po komentohen në dy kënde.

Ish-ushtaraku Hysen Gecaj po thotë se ndonëse gjasat janë të vogla për tensione të mëdha, gjithsesi, shteti duhet të jetë i gatshëm.

Kohët të fundit janë shtuar këto paralajmërime.

“Ka paralajmërime edhe prej akterëve ndërkombëtarë, po edhe vendorë, mirëpo për mua këto deklarata ndryshe kuptohen nga ndërkombëtarët, ndryshe nga vendorët”, ka deklaruar Gecaj.

E njohësi e sigurisë, Drizan Shala, flet për planet e mundshme të Serbisë për të krijuar tensione brenda Kosovës.

“Agjensioni Kosovar Inteligjencës, Policia e Kosovës, janë duke bashkërenduar veprimet e tyre, duke mbledhur sa më shumë informacione në terren dhe këto informacione tanimë i kanë shpërndarë me krerët institucionalë të Republikës së Kosovës, të cilët e kanë ngritur këtë çështje në nivelin diplomatik, duke kërkuar edhe mbështetje që agresori kryesor, Serbia, të tërhiqet nga planifikimet e saja në bazë të informacion nga terreni për ndonjë veprim të caktuar që mund ta cenojmë rëndë sigurinë”, ka deklaruar Shala.

Në Komisionin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kur ditë më parë raportoi drejtori i kësaj agjencie, u tha se rreziku i Banjskës akoma nuk ka kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *