Varri i lënë pas dore i aktorit Adem Mikullovci, reagon bashkëshortja e tij

Kohët e fundit kanë qarkulluar nëpër media disa fotografi që shpërfaqnin gjendjen e mjerueshme në të cilën ishte lënë varri i ish-deputetit dhe aktorit të njohur, Adem Mikullovci.

Pas publikimit të fotografive, shumë persona kanë shprehur vullnet për ta rregulluar varrin.

Megjithatë, bashkëshortja e Ademit, Lumnija se varrin do t’ia rregullojë vet.

 “Përmes këtij reagimi dua t’i falënderoj të gjithë ata që përmes rrjeteve sociale janë vetofruar për rregullimin e varrit të bashkëshortit tim të ndjerë, aktorit të popullit, Adem Mikullovci.

Varrin do t’ia rregulloj vet me financat e mia familjare, në momentin e parë që krijohen kushtet atmosferike” ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *