Zbardhet dëshmia e nipit të deputetit Rraja në lidhje me ‘Audin’ në pronësi të Kejvina Kthellës

Në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme ka dëshmuar Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja ku mbetën dy të plagosur dhe një i vrarë.

Gjatë dëshmisë së tij bëhet me dije se ai ka mohuar të ketë lidhje me “Audi-n” në emër të Kejvina Kthellës të cilin SPAK e sekuestroi disa kohë më parë.

Rraja tha se ka pasur marrëdhënie miqësie me Kthjellen, por asgjë tjetër. Sipas tij automjeti ka qenë në emër të saj dhe se nuk ka kontribuar në blerjen e makinës.

Kujtojmë që në dhjetor të vitit 2022 SPAK i kërkoi GJKKO-së që të konfiskonte pasuritë e Redjan Rrajës, dhe t’i kalonin shtetit. Mes pasurive ishte edhe makina tip “Audi”, që përdorej nga modelja Kejvina Kthella.

Kjo e fundit ka pasur një histori dashurie me Redjan Rrajën, ndërsa sipas SPAK Audi A8 luksoz zotërohej në mënyrë të tërthortë nga Redjani, pavarësisht se pronësia e automjetit ishte në emër të Kthellës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *