Al Pacino bëhet baba për herë të katërt me të dashurën 53 vite më të re

Al Pacino do të bëhet baba për herë të katërt në moshën 82 vjeçare.

E dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, është shtatzënë në muajin e tetë, sipas TMZ.

Aktori ka edhe vajzën Julie, 33 vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22 vjeç, me Beverly D’Angelo.

Al Pacino dhe Alfallah ndezën thashethemet për romancë, teksa u fotografuan së bashku në një darkë në prill të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, në atë kohë, burime të shumta thanë se çifti kishin qenë në lidhje që nga pandemia.

“Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo kryesisht shoqërohet me burra të moshuar dhe shumë të pasur”, zbuloi burimi.

“Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *