Ymeri: Situata në veri mund të shkojë drejt një përshkallëzimi

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se situata në veri mund të shkojë drejt një përshkallëzimi.

Kështu ka deklaruar ai  në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

“Prej sot e tutje po tregohet se situata mund të shkojë drejt një përshkallëzimi dhe që prania e KFOR-it në njëfarë mënyrë ka marrë situatën përbrenda një kontrolli, gjë që do të ishte vështirë që situata të kontrollohej pa praninë e KFOR-it atje”, tha ai.

Në pasditen e së hënës, disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë intervenimit për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.

Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan.

Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *