Përpos fitores së “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli do të mbahet mend gjatë edhe për rekordet e shikueshmërisë që theu.
Mirëpo sipas mediave, një nga rekordet e Luizit është thyer nga banorja aktuale e “Big Brother VIP Kosova” Edona James, madje në një kohë më të shpejtë.
Sipas tyre, në tre javët e para qëndrimi në reality show, hashtag-u i Luizit në TikTok grumbulloi 60 milionë shikime në total, ndërsa Edona James ka shkuar në 200 milionë shikime, për të njëjtën periudhë.
“Edona James ka thyer rekordin për hashtagun më të shikueshëm në TikTok! Ajo ka arritur 200 milion në 20 ditët e para. Është emri me rritjen më të shpejtë në TikTok nga Kosova dhe rajoni shqiptar”, shkruajnë mediat kosovare.
Megjithatë, Edona ka një rrugë të gjatë përpara, pasi sot, hashtag-u i Luizit ka shkuar në 13.4 bilion shikime.