Vushtrriasi ia vendos rrotacionin veturës, vozitësit ia lirojnë rrugën duke menduar se është polic

Një qytetar në Vushtrri para dy ditësh ka pëfunduar në polici pasi bëri veprime të paligjshme me veturën e tij.

Ai vendosi një dritë vezulluese si të policisë në veturën e tij,  duke vendosur në lajthitje pjesëmarrësit tjerë në trafik, të cilët duke menduar se është policia, ia lironin rrugën.

Mirëpo i njëjti ka përfunduar në polici dhe ndaj tij janë iniciuar procedura për kundërvajtje në gjykatën kompetente si dhe të njëjtit i është konfiskuar drita vezulluese.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Me datë 10 Korrik 2022, policia në Vushtrri kishte pranuar një informatë se një automjet civil, kishte qarkulluar në një rrugë të Vushtrrisë duke përdorur dritë vezulluese të ngjashme me dritën rrotative të automjeteve me përparësi kalimi, veprim i cili kishte vënë në lajthitje pjesëmarrësit në trafik të cilët i kishin liruar rrugën. Njësitë policore kanë filluar menjëherë kërkimin e automjetit mirëpo nuk e kanë hasur në trafik.

Sot me datë 12.07.20022, policia ka arritur ta identifikojë automjetin dhe ndaj ngasësit janë ndërmarrë masat ligjore të parapara me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit është iniciuar procedura për kundërvajtje në gjykatën kompetente si dhe është konfiskuar pajisja (drita vezulluesi) si provë materiale.

Policia do të vazhdoj me marrjen e masave ligjore ndaj të gjithë kundërvajtësve të cilët bien ndesh me rregullat e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

 

Sapo Ndodhi:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *