Vllasi: Kurti ta shqyejë copa-copa draft-statutin e Asociacionit në atë moment që ia japin

Ish-politikani kosovar, Azem Vllasi, ka thënë se kryeministri i Kosovës duhet ta shqyejë copa-copa draft-statutin që i prezantohen në Bruksel.

Vllasi në Tëvë1 ka thënë se nuk duhet të pranohet asgjë jashta gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Asgjë të mos pranohet që del prej atyre gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, gjetje që i nxjerrri Gjykata lidhur me atë marrëveshjen e vitit 2015. A quhet Asociacion apo tjetër emër, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës asgjë.” – ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kurti duhet ta shqyej draftin e Asociacionit që pritet të prezantohet sot më 2 maj dhe se sipas tij, Serbia nuk mund të bëjë draft-statute për punë të brendshme të Kosovës.

“Kjo tash u paralajmërua kinse Serbia, ani i thonë njëfarë trupi menaxhues qeverisës, e kanë bo në Serbi dhe do ta ofrojnë kinse nesër. Kurti tha do ta lexoj e kam kënaqësinë. Unë mendoj që atë po në atë moment që ta japin, duhet ta merr Kurti dhe ta shqyej copa-copa sepse, kush është Serbia, shteti tjetër të shkruaj statut për një mekanizëm të brendshëm të Kosovës e që në këtë rast quhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.”

“Le ta bëjnë, duhet me bë vet pala kosovare, qeveria.” – ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *