Vazhdon t’i performojë këngët e tij në BBVA, Ghetto Geasy e quan sërish ‘Luiz baba’

Sot (e premte) janë bërë 90 ditë që kur ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania.

Banorëve me këtë rast i është organizuar një festë në pishinë, ku të gjithë po kërcenin e këndonin.

Në mesin e shumë këngëve u lëshuan edhe disa të ‘Babastars’ e reperit Getoar Selimi.

Foto: Screenshot/Instagram

Luizi ndërkohë filloi të këndonte këto projekte të Ghettos, e në një moment ishte përfshirë në stilin e tij.

Geti nga ana tjetër publikoi këto video në InstaStory dhe në njërën prej tyre e komentoi sërish artistin shkodran.

Foto: Instagram

“Luiz baba”, shkroi sërish reperi kosovar.

Duket se Getoari ka një pëlqim për Luizin dhe e mbështet si banor të Big Brothr VIP Albania. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *