UEFA konfirmon përkrahjen për futbollin e Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se UEFA e ka konfirmuar përkrahjen për futbollin e Kosovës.

Sipas tij, nga Kryetari Čeferin është premtuar mbështetje financiare dhe profesionale për realizimin me kohë dhe cilësor të planit pesëvjeçar të infrastrukturës së futbollit, përcjell Gazeta Neutral.

“Sot bashkë me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u pritëm nga Kryetari i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander Čeferin. Kryetarit të UEFA-së ia shpalosëm planin investiv pesë vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë”.

“Plani investiv që bën bashkë Ministrinë e Sportit, FFK-në dhe komunat përkatëse, parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli. Nga Kryetari Čeferin morëm zotimin për mbështetje financiare dhe profesionale për realizimin me kohë dhe cilësor të planit pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *