Tronditen qytetarët: Tentim vrasje në Obiliq, i dyshuari është….

Dje rreth orës 14:00 ka ndodhur një incident në mes të dy personave në Obiliq, me ç’rast është përdorur edhe arma e zjarrit.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina”, saktësisht në lagjen “Rexhepi”.

Policia i është përgjigjur incidentit dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim me prokurorin kujdestar.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dëshmi nga dëshmitarët dhe prova materiale, të cilat me kallëzim penal do t’i dorëzohen Prokurorisë për veprime të mëtejmë hetimore.

Policia tashmë ka identifikuar të dëmtuarin nga i cili ka mësuar edhe identitetin e të dyshuarit i cili kishte shtënë në drejtim të tij dhe tashmë janë koordinuar të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *