“Topi i Artë” nuk më lë pa gjumë, lojtari befason

Robert Lewandowski e ka filluar shumë mirë aventurën me Barcelonën. Bomberi polak ka shënuar 11 gola mes kampionatit dhe Champions League, ndërkohë që tani është i fokusuar te Kombëtarja, aty ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Polonia do të përballet me Holandën (22 shtator) dhe Uellsin (25 shtator) në Nations League, ndërkohë që Lewandowski ka folur edhe për “Topin e Artë” në një prononcim për mediet polake.

“Ndoshta lojtarët e Barcelonës e kanë fituar më shpesh, por ky çmim nuk mban zgjuar natën, na ma shqetëson gjumin. Kam idenë se te Barcelona do e kem më të lehtë fitimin e ‘Topit të Artë’ se sa kur isha pjesë e Bayernit”, deklaroi golashënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *