Ekskluzive: “Ti do që unë të të vras” një shqiptar kërcënon një serb pasi ky i fundit refuzoi ti tregojë dokumentet e lokalit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje pasdite rreth orës 11:40 ku një person nga nacionaliteti serb ka raportuar se një shqiptar në një lokal ishte në gjendje të dehur, ngjarja ka ndodhur në tavernën e tij “Sever” në rrugën Sutjeska raporton neutral.al

Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar të dyshuarin të nacionalitetit Shqiptar i cili ishte në gjendje të dehur.

Të dyshuarit i është bërë alkool testi, i cili rezultoi se kishte 1.82 promila alkool.

Ankuesit i është marrë një deklaratë me shkrim dhe në të njëjtën deklaratë ai thekson se derisa ka qenë në lokalin e tij, i dyshuari ka qëndruar aty duke pire birra.

Pas kësaj, i dyshuari është prezantuar si “inspektor” dhe i ka kërkuar ankuesit letërnjoftim dhe dokumentacionin e lokalit.

Kur ai ka refuzuar t’i tregojë dokumentet për kontroll, i dyshuari e ka kërcënuar ankuesin duke thënë: “Ti do që unë të të vras. Ti do që të të jap një armë që të më vrasësh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *