Tayna publikon projektin viral të TikTok-ut: Një kolonë zanore perfekte për këtë stinë.

Vazhdon të mos e lëshoj fronin e saj në tregun muzikor.

Që nga debutimi në këtë industri, Tayna ka ditur gjithmonë të godas në shenjë.

E këtë gjë e bëri edhe sot.

Refreni më viral në diskografinë shqiptare në javët e fundit ka qenë “Xhelozia”, ku qindra video u postuan me këtë këngë në rrjetin social TikTok.

E në këtë stinë ky produksion muzikor do të jetë kolona zanore më perfekte.

Përpos këngës, në sy bie edhe videoklipi i saj i kuruar në çdo detaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *