Takimi Kurti-Escobar-Lajçak do të zgjasë dy orë

Është duke u mbajtur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe të përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të zgjasë dy orë.

Arsyeja e takimit merret vesh se po bëhet për të rikonfirmuar kërkesat e Brukselit dhe Uashingtonit, në lidhje me hapat urgjent që duhet ndërmarrë drejt qetësimit të situatës në veri të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *