Stresi tha se e ka parë në hotel me një 45-vjeçar, shoku i ngushtë i Gresës e zbulon identitetin e tij


Debati i ftohtë mes Gresës dhe Stresit, bëri që këtij të fundit t’i “shpëtoj” një fjalë.

Ai tha se Gresën e ka njohur me një 45-vjeçar.

E për këtë, djali i dajës së banores Gresa Hoti, Albert Shala, ka folur lidhur me deklaratën e reperit në një intervistë për Big Talk në Klan Kosova.

Ai tha se në natën në fjalë modelja ka qenë me menaxherin e disa prej yjeve të estradës, Faton Shoshi, të cilin sipas djalit të dajës ajo e ka shok të ngushtë.

“Jo këto lajme janë të vjetra nëse i keni parë se kjo historia me Faton Shoshin ka katër vjet që ka ndodhur, momentalisht Gresa dhe Fatoni janë shokë shumë të ngushtë qysh kanë qenë edhe më herët, dhe kisha dashtë me cekë se Stresi atë natë që ia ka përmendur Gresës që të kam parë me një burrë 45-vjeçar, e ka parë me Faton Shoshin, që është edhe shok i Stresit, edhe nuk i ka 45 vjet, i ka diku 35- 36, po edhe nëse do t’i kishte 45 vjet çfarë rëndësie ka, dhe plus Gresa nuk ka qenë vetëm, por ka qenë me çikën e hallës së vet”, tha Shala.

Gresa dhe Stresi kanë ftohur raportet dhe nuk janë më të afërt siç ishin në fillim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *