SKANDAL: Lojtari serb sulmon me thikë një trajner në Çeki, arrestohet nga policia

Futbollisti serb, Borjan Gjorgjiq, është ka shkaktuar një skandal të madh në Çeki, ku bëri një incident të rëndë në stërvitjen e skuadrës ku luan, Ëarnsdorf në Ligën e Dytë.

Sipas mediave çeke, ai ka sulmuar me thikë trajnerin e portierëve Radek Porçal për arsye dhe motive që ende nuk janë përcaktuar, për të cilat hetimi duhet të japë një pasqyrë më të qartë në ditët në vijim.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar faktet dhe ka arrestuar futbollistin serb, i cili që atëherë ndodhet në paraburgim.

“Nuk do të doja të komentoja asgjë tani derisa policia të jetë e para që do të flasë, por lojtari ynë më zhgënjeu. Nëse gjithçka rezulton e vërtetë, kthimi i tij këtu nuk bëhet fjalë”, tha njeriu i parë i Ëarnsdorf, Vlastimil Gabriel pas incidentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *