Shqiponja dykrenare në fanellat e Serbisë, tifozët serbë masakrojnë Federatën e Futbollit për logon e re

Serbia do të debutojë këtë të enjte kundër Brazilit në Botërorin e Katarit (Stadiumi Lusail, ora 20:00) me uniforma të reja që kanë nxitur një polemikë të fortë. “Orlovi” (Shqiponjat) do të luajnë për herë të parë në një kampionat botëror me një logo tepër diskutueshme në fanellë (të prodhuara nga Puma), si sponsor teknik).

Një shqiponjë dykrenare e ndryshme nga ajo që valon në flamurin e vendit, e krijuar “ad hoc” për ekipin kombëtar të futbollit dhe që në një popullatë me karakter të theksuar nacionalist, ka ngjallur dyshime të shumta.

Ka nga ata që e konsiderojnë një lajthitje marketingu mosrespektuese me simbolet aktuale zyrtare e të tjerë që shohin ngjashmëri të patolerueshme me kombet tradicionalisht rivale.

Një tifoz serb e sheh më afër shqiponjës dykrenare të Shqipërisë (përveç se është e ngjashme me stemat e Polonisë, Maqedonisë apo Malit të Zi) sesa me atë që shfaqet në flamurin kombëtar të Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *