Shokuese: Për shkak se i qitën shumë majonez në sandviç, burri plagosi një punëtore dhe tjetrën……

Për shkak të sasisë së majonezit në sandviç, një klient ka vrarë një puntore dhe ka lënduar një tjetër.

Të shtënat ndodhën në pompën e benzinës, Circle K, në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, në njërën prej pikave të franshizës së ushqimeve të shpejta Subway.

Gjendja e punëtores së plagosur ende nuk dihet, pasi që ajo është dërguar në spital për operacion, ndërkaq i dyshuari është arratisur.

“Thjesht ma thyen zemrën që dikush e ka guximin ta drejtojë armën dhe të gjuajë në dikë për një arsye kaq të vogël si sasia e tepërt e majonezës në një sandviç”, ka thënë pronari i dyqanit, Willie Glenn”.

“Ai vendosi ta eskalojë situatën dhe nga aty u bë hallakamë”.

“Njëra prej vajzave të reja që u vra sot e kishte pasur të birin të pranishëm në restorant. Biri i saj u desh t’i shohë të gjitha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *