SHOKUESE: Cristiano Ronaldo po transferohet tek ekipi i madh turk?

E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende në ajër.

Përkundër insistimit të Manchester United dhe trajneri, Eric Ten Haag që të qëndroj, portugezi po e do largimin, shkruan Neutral.al

Por, Ronaldo e ka një problem. Nuk po mund të gjej një skuadër që të transferohet. Kërkesa e tij është që skuadra të luaj në ‘Ligën e Kampionëve’.

Tifozë të shumtë të ekipit turk, Galatasaray i kanë komentuar Ronaldos në Instagram që të transferohet tek gjiganti i Turqisë.

Ronaldo e ka bërë ‘like’ një nga komentet dhe ka ngritur dyshimet se po e mendon një transferim tek Galatasaray.

Se sa reale është kjo mundësi, mbetet të shihet në javët e fundit të merkatos./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *