“Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde” – Postimi prekës i babait të të riut që humbi jetën tragjikisht në Gjakovë

Shoferi i autoambulancës që u përfshi në aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Gjakovë, Skofiar Gjini, nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ai ka ndërruar jetë sot në spital, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe babai i të ndjerit, Gëzim Gjini, i cili ka bërë një postim me fjalë të ndjera për birin e tij të vetëm që humbi jetën tragjikisht.

Pse na ike kështu, pse i la Babë e Nonë, Grua dhe dy Vajza!? Përfundoj jeta për Ty por edhe për Ne si Prindër! Shkove në orar pune të shpëtosh jetë, e humbe jetën tënde!”, shkroi Gjini në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se 33-vjeçari ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy vajza.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 19:00 në varrezat e reja në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *