Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër po vazhdon ende. Lidhur me atë çfarë po ndodh brenda sallës së negociatave ka shkruar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi.
Ai thotë se nga informacionet e dëgjuara në këto momente është që s’ka marrëveshje dhe se emisarët janë duke u angazhuar fuqishëm për të shpëtuar përpjekjen e tyre për marrëveshje.
“Ajo që po dëgjoj në këtë moment nga Ohri është se nuk ka “asnjë marrëveshje”. Të dërguarit që punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen”, ka shkruar Selimi.