Bisedimet Kurti-Vuçiq mund të vazhdojnë edhe të dielën

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përcjell nga afër gjatë gjithë ditës së shtunë takimet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.

I pyetur për zgjatjen e takimit trelateral, Ahmeti e kanë pasur parashikime që takimet mund të zgjasnin deri në orën 18:00, megjithatë ka shtuar se sipas informacioneve që ka, zyrtarët e lartë që janë ndërmjetësues kanë anuluar fluturimet dhe takimet që kanë pasur për ditën e diel.

Aktualisht ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiq-Borrell-Lajçak, dhe raportohet se mund të ketë edhe një raund të tretë apo vazhdimësi edhe të dielën.

Kosova dhe Serbia po bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për përmbajtjen e të cilit u darkoduan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *