Rrokulliset me traktor një 50-vjeçar

Mëngjesin e sotëm një rast tragjik ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në fshatin Barainë të komunës së Podujevës, ku një person ka mbetur i lënduar nga një aksident që pësoi me traktor.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se burri i cili është rreth 50-vjeç u rrokullis me traktor, pasi kishte shkuar të prejë dru.

Ekipi i emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku i kanë ofruar atij ndihmën e parë, por për shkak të gjendjes së rëndë nga lëndimet e marra, 50-vjeçari është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *