Nuk kalon projektligji për tërheqjen e Trustit

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti nuk ka kaluar, raporton.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili vetë votoi kundër, bëri me dije se pro këtij projektligji kanë votuar 44 deputetë, 57 kundër dhe një ka abstenuar.

Në sallë ishin të pranishëm 102 deputetë.

Projektligji për tërheqjen e Trustit ishte në rend dite edhe në seancën e djeshme, por pas mbylljes së punimeve shkaku i mungesës së kourumit, kjo pikë u shty për seancën e sotme.

Propozues i kësaj nisme është deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *