Rrëshqasin gurë në kilometrin e 12-të, bllokohet rruga Pejë-Rugovë

Rrëshqitja e disa gurëve të mëdhenj ka bërë që rruga që dërgon nga Peja në Rugovë të bllokohet.

Më saktësisht, gurët nga shkëmbinjtë buzë rrugës kanë rrëshqitur në kilometrin e dymbëdhjetë të aksit Pejë-Rugovë.

Njësitet emergjente kanë dalur në vendin e ngjarjes për të larguar gurët, teksa momentalisht rruga është e paqarkullueshme, deri në largimin e tyre.

Nuk raportohet të ketë pasur të lënduar nga kjo rrëshqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *